Check-up gjinekologjik
Ka të bëjë me kontrollin e përvitshëm gjinekologjik, ku kryesisht përfshihet një ekografi dhe një pap test. Ekografia mund të jetë transvaginale ose transabdominale.
Pap test
Është një test rutinë gjinekologjik, mjaft i rëndësishëm në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës
Këshillim mbi kontracepsionin
Ka mënyra të ndryshme për t’u mbrojtur nga shtatzania e padëshiruar. Ne do t’ju ndihmojmë që të zgjedhim metodën më të mirë për ju.
Terapia hormonale
Kjo lloj terapie përdor hormone sintetike apo me origjinë bimore për të trajtuar simptoma të ndryshme të menopauzës.
Kujdesi për menopauzën
Menopauza ka ndikimet e saj mbi të gjitha sistemet e trupit të një femre. Së bashku do të eksplorojmë të gjitha këto ndryshime dhe do t’u japim këshillat e nevojshme që këto të kalohen sa më natyrshëm.