Gjithcka nis me vështrimin mbi ato dy vizat në testin e shtatëzanisë…
Me dhjetëra mendime, ndjesi, pasiguri dhe mbi te gjitha me kuriozitetin më të madh në lidhje me këtë rrugëtim të porsa nisur.
Si në cdo fillim, secila ka mënyrën e saj të reagimit kundrejt këtij lajmi “monumental” dhe nëse ndihesh e ngazëllyer, nervoze, e pasigurt, Ne jemi këtu për Ty, për të lehtesuar disi këtë baticë emocionale dhe njëkohësisht të mrekullueshme, që po të pret…
Ne besojme, se leximi dhe informacionet më te vlefshme e të nevojshme do të të sherbejne te ndihesh konfidente gjate kësaj përvoje unike dhe me përpjekjen maksimale se do të jemi ME dhe PER TY gjatë ketij rrugetimi, të ftojmë të bëhesh pjesë e #duacommunity.
Me #duacommunity dëshirojmë të sjellim nocionin e një komuniteti nënash në pritje, te cilat kanë një habitat të dedikuar leximi, te filtruar nga pikepamja mjekesore dhe mbi te gjitha duke ofruar ne menyre te azhornuar gjithcka qe ju duhet te dini per kete 9Mujor, pritja e te cilit gjithmone ia vlen…
Mirë se erdhe në TREMUJORIN E PARË ?
Simptomat e hershme të shtatzënisë së çdo femre janë të ndryshme.
Disa betohen se menjëherë mund të konstatojnë, se kanë arritur të konceptojnë.
Disa të tjera e kanë të pamundur të identifikojnë që janë shtatzanë, për një kohë të gjatë. Kurdoherë që të ndodhë për TY, në një moment, do të fillosh të ndihesh në një mënyrë paksa të pazakontë.
Mos harro, tremujori i parë i secilës mund të ndihet ndryshe, prandaj përpiqu të mos e krahasosh veten me askënd tjetër (megjithëse shumë njerëz do t’ju japin këshilla) kjo është e pa evitueshme.
Në vend të kësaj, përpiqu të zbulosh surprizën e ndryshimit të pabesueshëm, që po ndodhin në trupin tënd.
Pas konfirmimit të shtatzanisë, është padyshim e nevojshme të rezervosh takimin e parë me gjinekologun.
Sigurohu të gjesh të duhurin, dikë që përvoja e të cilit të të frymëzoje besim dhe shumë siguri.
Rregjistrohu falas ne webinarin e rradhes dhe do te marresh pergjigjet e duhura per te gjitha ato pyetje qe te vijne nder mend.
#staytuned