Obstetrike

Ekografia fetale
Ekografitë e tremujorit të parë, të dytë e të tretë, sipas protokollit të klinikës, janë mjaft të rëndësishme për të pasur një shtatzani të mbarë dhe beba të shëndetshëm.
Ekografia morfologjike
Është një nga ekzaminimet më të rëndësishme, i cili kryhet nga java e 20të – 22të të shtatzanisë.
Ekografia 4D
Është një ekzaminim ekografik, i cili ndihmon mjaftueshëm mjekun në diagnozë, si dhe ofron pamje mjaft të këndshme të bebit.

HELLO MOM
Është një program i cili mund të shkarkohet si një App i zakonshëm në cdo celular Samsung apo I-Phone, dhe pamjet e bebit gjatë ekzaminimit ekografik (2D, 4D apo video) do të shkarkohen direkt në celularin tuaj.

Diagnoza prenatale
Ka të bëjë me disa ekzaminime, të cilat zakonisht kryhen nga java e 11të – 13të e shtatzanisë. Janë ekzaminime mjaft të rëndësishme për të përjashtuar sindroma dhe anomali të ndryshme.
Shtatzani me risk të lartë
Faktorët që përcaktojnë një shtatzani me risk të lartë, përfshijnë: moshën, stilin e jetesës, patologji ekzistuese, numrin e fetuseve, etj. Në disa raste, në periudha të ndryshme të shtatzanisë, këto paciente mund të kërkojnë hospitalizim.
Shtatzanitë binjake
Një shtatzani e tillë, kërkon kujdes dhe ndjekje të vecantë.
Shtatzanitë jashtë mitre
Kërkojnë një trajtim emergjent shtatzani të tilla, ku veza e fertilizuar implantohet në njërin nga tubat, dhe jo në mitër.