Cilët jemi ne?
Ne jemi një ekip i specializuar mjekësh me pervojë disa vjeçare në disiplinat që ofrojmë. Jemi në këtë klinikë per t’i shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm shëndetit tuaj, i cili për ne është parësor.
1. Dr. Ernald Zeqja
2. Dr. Erisa Zeqja
3. Dr. Pjetër Naraçi
Misioni ynë
A nuk urojmë gjithmonë njëri-tjetrin për shëndet të mirë? Në çdo dëshirë, lutje apo urim për veten apo dikë tjetër, shëndeti është i pari.
Misioni ynë është të ofrojmë një standart të lartë të përkujdesit për pacientët tanë, sepse të duash shëndetin dhe të kujdesesh për të është një ndër objektivat tona kryesore.
Kombinimi i vlerave humane me eksperiencën tonë mjekësore, është filozofia jonë dhe për ju DUAM më të mirën.