Terapi
Qëllimi kryesor i dentistrisë është ruajtja e dhëmbëve të shëndetshëm dhe shërimi i patologjive ekzistuese. Kjo është ajo që quhet mjekimi konservativ. Një dhëmb i shëndetshëm, i bukur dhe funksional mund të arrihet duke kuruar kariesin (një infeksion i shkaktuar njëkohësisht nga aktiviteti i baktereve në gojën tonë dhe ushqimit të pasur me karbohidrate), duke mbushur kavitetet e shkaktuara nga kariesi dhe me anë të pastrimit profesional të gurëzave në mënyrë periodike.
Ne përdorim vetëm materiale të cilësisë së lartë.
Ekzaminimi i parë falas
Vizitat e rregullta tek dentisti do të bëjnë që ju të keni dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur. Në klinikën tonë DUA Healthcare ju do të gjeni shërbimin e duhur, një atmosferë komode, zgjidhje estetike dhe funksionale, dhe trajtime të padhimbshme. Në mënyrë që t’ju ndihmojmë me këshillat tona profesionale mbi mbajtjen e higjenës dhe shëndetit të dhëmbëve tuaj, konsultat dhe ekzaminimi i parë janë falas. Lini një takim për një ekzaminim falas në të cilin do të bëni një plan pune, për të pasur rezultate sa më të mira. Mirëqenia e gojës përfshin disa shërbime të njëpasnjëshme dentare. Kontrolli periodik i dhëmbëve duhet të bëhet rituali juaj cdo 6 muaj mundësisht.

Paradontologji
Paradontologjia është një degë e dentistrisë që përballet me shëndetin e strukturave mbajtëse të dhëmbit, të cilat vendosen përreth tij dhe e mbajnë dhëmbin në kockë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme mbajtja e periodontit shëndetshëm, që përfshin higjienën e përshtatshme të dhëmbëve si dhe pastrimin profesional dhe vizitat periodike tek dentisti për check-up apo kur shenjat e para të kësaj patologjie fillojnë të shfaqen.
Patologjia periodontale fillon me inflamacionin e gingivave (mishrave të dhëmbëve) e cila mund të cojë në dëmtimin e strukturave më të thella. Shkaktari kryesor i kësaj patologjie është pllaka dentare, një shtresë e organizuar e përbërë nga ushqime të mbetura,saliva dhe baktere, që vendoset poshtë gingivës dhe është përgjegjëse për inflamacionin periodontal. Mineralizimi i pllakës me minerale nga saliva (pështyma) bëhet një material i mirë për shumimin e baktereve. Kjo shkakton inflamimin e mishrave të dhëmbëve që shfaqet me enjtje, skuqje, dhimbje dhe gjakrrjedhje nga gingivat; dhe në rast se kjo nuk trajtohet, çon në shumimin e baktereve që dëmton strukturat më të thella, jep xhepa periodontale dhe resorbim të kockës. Kjo gjendje mund të progredojë dhe të çojë në humbjen e dhëmbit apo të dhëmbëve, të cilët nuk kanë më kockë të mjaftueshme përreth tyre për t’u mbajtur. Zbulimi i hershëm i patologjisë periodontale mund të parandalojë humbjen e dhëmbëve. Sëmundja periodontale mund të diagnostikohet në klinikën tonë, pasi vetëm një dentist me eksperiencën dhe aftësitë e duhura mund të bëjë diagnozën e përshtatshme.

Implantologji
Implantologjia është një degë e re e dentistrisë që merret me diagnozën dhe me rikonstruksionin e dhëmbëve që mungojnë dhe të strukturave të tyre mbajtëse. Implantet janë materiale prej titani të cilat zëvendësojnë rrënjën e dhëmbit i cili mungon.
Kur implanti zëvendëson mungesën e një dhëmbi të vetëm, ai mbulohet nga një kurorë porcelani. Pra, implanti imiton rrënjën e dhëmbit, ndërsa kurora e porcelanit imiton kurorën e dhëmbit. Mungesa edhe e një dhëmbi të vetëm mund të shkaktojë dëmtime në funksionin e të gjithë sistemit përtypës.

Protetikë
Protetika dentare është një degë e dentistrisë që merret me zëvendësimin e dhëmbëve të humbur dhe është e ndarë në proteza fikse dhe proteza të lëvizshme.
Protezat fikse janë proteza të fiksuara në mënyrë permanente me ngjitje në dhëmb; pacienti nuk mund t’i heqë dhe ato imitojnë në mënyrë perfekte dhëmbët natyralë. Kur paraqitet nevoja për zëvendësimin e kurorës së dhëmbit, dhe rrënja e dhëmbit është e shëndetshme, zgjidhja është një kurorë dentare. Ajo mund të ndërtohet me materiale të ndryshme, si metal-porcelan (metali është në brendësi dhe nuk mund të shihet), zirkon-porcelan, xham-porcelan (E-max).
Ura dentare përbëhet nga disa kurora të lidhura mes tyre. Nëse disa dhëmbë mungojnë, dhëmbët ngjitur me to shërbejnë si lidhje për të kapur urën.
Protezat e lëvizshme janë një zgjidhje për rastet kur për arsye të ndryshme nuk mund të arrihet proteza e lëvizshme dhe pacienti mund t’i heqë ato për të mbajtur higjenën orale. Proteza parciale vendoset kur ka një numër më të madh dhëmbësh që mungojnë, dhe lidhet me dhëmbët ekzistues me pjesë metalike për një fiksim më të mirë.
Proteza e kombinuar është një protezë parciale e përbërë nga pjesë fikse dhe të lëvizshme dhe estetikisht është më e pranueshme, pasi nuk ka pjesë metalike lidhëse të dukshme. Proteza totale vendoset kur nuk ka më dhëmbë të mbetur. Për një qëndrueshmëri më të mirë, proteza mund të vendoset mbi implante.