# #

MË SHUMË MBI NE

Ne jemi një ekip i specializuar mjekësh me pervojë disa vjeçare në disiplinat që ofrojmë. Jemi në këtë klinikë per t’i shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm shëndetit tuaj, i cili për ne është parësor.

MISIONI YNË

A nuk urojmë gjithmonë njëri-tjetrin për shëndet të mirë? Në çdo dëshirë, lutje apo urim për veten apo dikë tjetër, shëndeti është i pari. Misioni ynë është të ofrojmë një standart të lartë të përkujdesit për pacientët tanë, sepse të duash shëndetin dhe të kujdesesh për të është një ndër objektivat tona kryesore.

Kombinimi i vlerave humane me eksperiencën tonë mjekësore, është filozofia jonë dhe për ju DUAM më të mirën.

MEET OUR DOCTORS

GJINEKOLOGJI & OBSTETRIKE
STOMATOLOGJI

Dr. Ernald Zeqja

Gjinekolog, Obstetër

Për më shumë se 20 vitesh, Dr. Naldi ofron kujdes të specializuar të shëndetit të grave në çdo fazë të jetës së tyre, si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat. I specializuar në ndjekjen e shtatzanisë dhe lindjeve si natyrale ashtu dhe cezariane, Naldi ka fituar besimin e shumë vajzave dhe nënave.

Ada Vrapi

Infermiere 

Për vite me radhë në Dua, Ada ka treguar pasionin dhe përkushtimin e saj, duke asistuar çdo pacient me përkujdesin maksimal. Ka fituar zemrat e të gjithë pacientëve tanë.

Olta Levanaku

Infermiere Mami

E preferuara e të gjitha nënave. Olta tregon një kujdes të veçantë për të gjitha vajzat dhe gratë duke siguruar që çdo nënë të përjetojë një periudhë sa më të rehatshme dhe të sigurt.

Bela Caushaj

Infermiere

Detajiste ne maksimum Bela me aftësitë e saj për të qëndruar e qetë dhe e përqendruar në situata të ndryshme, bën te mundur që çdo pacient të ndihet tërësisht i qetë dhe i vlerësuar.

Erisa Zeqja

Mjekë Stomatologë Paradontologë

Dr. Erisa ka një përvojë prej më shumë se 20 vite në paradontologji, implantologji, kirurgji orale dhe terapi. Gjatë karrierës së saj, ajo ka fituar një sërë specializimesh dhe trajnimesh, si në vend ashtu edhe jashtë tij. Kjo përvojë e gjatë dhe formimi i vazhdueshëm e bëjnë Dr. Erisën një autoritet të dalluar në fushën e stomatologjisë.

Denardo Caushmema

Mjek Stomatolog

Dr. Deni ofron një trajtim të personalizuar për një buzëqeshje të shëndetshme për pacientët tanë. Ai është i përkushtuar ndaj çdo rasti me një nivel të lartë kujdesi dhe profesionalizmi.

Anxhela Ukcenaj

Asistente Infermiere

Anxhela shquhet për aftësitë e saj organizative dhe është shumë e përkushtuar në punën e saj. Ajo është gjithmonë aty për të garantuar që çdo detaj është në rregull për të përmbushur nevojat e pacientëve dhe ekipit mjekësor.

Na Kontaktoni

Rruga "Ymer Kurti",
Pallati 2,Apartamenti 5
Tiranë
ORARI
Stomatologji: 09:00 - 19:00
Gjinekologji: 16:30 - 21:00
0/500 characters