ME ÇFARË MUND T'JU NDIHMOJMË?

Njihuni me shërbimet tona. Për cdo informacion apo pyetje ju lutem na kontaktoni në email apo në numrin tonë të telefonit.

  1. Ekografi obstetrikale
    1. Ekografia obstetrikale është një ekzaminim që bazohet në përdorimin e ultratingujve me frekuencë të lartë, për të marrë imazhe nga brendësia e barkut. Me ekografinë obstetrikale, merren imazhe të embrionit/fetusit dhe të placentas.
  2. Ekografi 2D / 3D/ 4D
    1. Ekografitë 2D ofrojnë pamje dy dimensionale, me anë të së cilës bëhet skanimi i zakonshëm fetal gjatë ekografisë. Ajo që e bën të vecantë ekografinë 3D, është se ajo krijon një imazh 3-dimensional të bebit tuaj. Ndërsa ekografia 4D krijon një efekt ‘live-video’, pra si në një film, mund të shikoni bebin tuaj duke hapur gojën ose duke buzëqeshur. Si edhe ekografia e zakonshme 2D, ekografia 3D/4D përdor ultratingujt për të krijuar imazhin e bebit tuaj brenda në uterus. Prindërit shpesh e kërkojnë ekografinë 3D ose 4D për të parë fytyrën e bebit të tyre për të parën herë; kjo krijon një lidhje mjaft të bukur midis prindërve dhe bebit ende të palindur. Periudha më e mirë për të arritur këtë gjë, është rreth javës së 27-31 të shtatzanisë. Gjithashtu, kjo lloj ekografie mund ta ndihmojë mjekun për të diagnostikuar disa lloje anomalish fetale, sidomos të fytyrës dhe të anësive.
  3. Ekografia morfologjike
    1. Ekografia e kryer midis javëve të 20-22 të shtatzanisë (e njohur zakonisht si “ekografia morfologjike”) ka si qëllim kryesor atë të zbulimit të keqformimeve ose të anomalive të zhvillimit të organeve të ndryshme fetale. Midis anomalive fetale, anomalitë kardiake janë absolutisht më të shpeshtat, të ndjekura nga ato të aparatit urinar, muskulo-skeletik dhe të sistemit nervor qëndror. Gjinekologji 2 Ekografia morfologjike mbetet pra, ekografia më e rëndësishme gjatë shtatzanisë.

  1. Ekografi gjinekologjike (abdominale / transvaginale)
    1. Ekografi transabdominale:Sonda e ekografise vendoset në sipërfaqen e barkut.
    2. Ekografi transvaginale: Sonda vaginale, që është një sondë e vecantë, vendoset brenda vaginës për një vizualizim më të qartë të mitrës dhe vezoreve. Këto lloj ekografish përdoren për të vlerësuar shëndetin riprodhues, për të identifikuar patologji të ndryshme si fibromiomat, kiste, barra jashte mitre, anomali te uterusit, etj, si dhe për të monitoruar shtatzaninë në raste të nevojshme.
  2. Vizita gjinekologjike për arsye të ndryshme
      Vizitat gjinekologjike mund të jenë të lidhura me kontrollin e përvitshëm rutinë, apo me ankesa të ndryshme të pacientes jo-shtatzanë, të tilla si, dhimbje gjatë kontaktit, sekrecione të shtuara apo me erë, prania e formacioneve kondilomatoze, etj.
  3. Diagnostikim i patologjive te ndryshme gjinekologjike (fibromioma, kiste ovariale etj)
    1. Kryesisht diagnoza e saktë e këtyre patologjive ndihmohet mjaft nga ekografia, si një mjet imazherik mjaft i rëndësishëm, por edhe nga ankesat dhe ekzaminimi pelvik i pacientes, klinika që paraqet, ekzaminimet laboratorike, etj.
  4. Mjekimi i kondilomave me cryoterapi apo lazer
    1. Kriokirurgjia e qafës së mitrës, përdor azotin e lëngshëm për të trajtuar qelizat patologjike të cerviksit. Përdoret për shkatërrimin e qelizave prekanceroze që mund të kthehen në kanceroze pas disa vitesh. Procedura zgjat disa minuta dhe kryhet në një kabinet të zakonshëm mjekësor. Risqet janë të pakta dhe pacientja mund t´i rikthehet aktivitetit të përditshëm pothuajse menjëherë.
  5. Diagnostikim dhe heqje e polipeve cervikale
      Polipet cervicale janë një patologji kryesisht beninje, por që mund të japin inflamacion, hemorragji në formë spotting, apo malinjizim. Në momentin që ekzaminohen dhe diagnostikohen me sy, mund të bëhet njëkohesisht dhe heqja e tyre (polipektomia) vetëm me anestezi lokale apo pa anestezi, dhe dërgimi i polipit për ekzaminim histo-patologjik (biopsi).
  6. Lazer vaginal për korrigjimin e cistorectocelës së lehtë dhe korrigjimin e lëshimit të vaginës pas lindjeve.
      Kjo procedurë përdor lazerin me CO2 të fraksionuar për të forcuar dhe përmirësuar strukturën dhe elasticitetin e mureve te vaginës dhe duke rritur formimin e vazave të reja (vaskularizimin) dhe të kolagjenit; duke korrigjuar kështu problemet e mosmbajtjes së urinës, lëshimit te mureve vaginale gjate, para apo pas menopauzes si edhe pas lindjeve, si edhe cisto-rectocelës së lehtë. Trajtimi me lazer vaginal ofron një zgjidhje minimale invasive në shumë raste mjaft efektive dhe me një kohë shërimi të shkurtër për gratë që përballen me këto probleme, duke shmangur kështu procedura kirurgjikale të kushtueshme dhe ndonjëherë të panevojshme.

  • Pap test
    1. Pap-testi është një ekzaminim depistues për ndryshimet malinje dhe premalinje të qafës së mitrës. Depistimi me Pap-test rekomandohet për të gjitha vajzat dhe grate, duke filluar nga mosha 18 vjeç ose me fillimin e aktivitetit seksual (nqs aktiviteti seksual ka filluar para kësaj moshe). Një rezultat pozitiv tregon se mund të ketë ndryshime patologjike dhe se duhet të kryhen procedura të mëtejshme diagnostike. Kapja në kohë e patologjive të ndryshme cervikale me Pap test, bën të mundur trajtimin e plotë dhe mjaft efikas të këtyre patologjive, me ose pa kirurgji, në varësi të rastit
  • Kolposkopi
    1. Kolposkopia është një ekzaminim diagnostik i qafës së mitres, i cili përdor një aparat me lente dhe me ndricim te vecantë, duke bërë një zmadhim Gjinekologji 4 deri në 100 here të mukozes së qafës së mitrës dhe të vaginës. Kryesisht kolposkopia rekomandohet kur pap testi ka sinjalizuar për një lezion të mundshëm. Nën shikimin direkt me kolposkopi mund të merret edhe biopsi nga qafa e mitrës, nëse shikohet e arsyeshme nga gjinekologu.
  • HPV Testing
    1. Ekzaminim që kryhet për të zbuluar prezencën e virusit të HPV në qafën e mitrës dhe, tipizimin e tij, pra çfarë virusi është dhe cila është rrezikshmëria e tij, duke u bazuar tek numri; psh, HPV 16, 18, 31, etj, janë nëntipe me risk të lartë. Kjo është mjaft e rëndësishme për diagnozen dhe për trajtimin, nëse do ketë nevojë. Kanceri cervikal gati gjithmonë është i lidhur me HPV (virusi papilomatoz human), i cili transmetohet nëpërmjet kontaktit seksual. Infeksioni me HPV është kaq i përhapur në ditët e sotme, saqë mund të quhet pjesë normale e aktivitetit seksual.
  • Trajtim i lezioneve prekanceroze të qafës së mitrës
    1. Trajtimi i lezioneve prekanceroze të qafës së mitrës kryhet me procedura të ndryshme; ne në klinikë sugjerojmë shpesh Cryoterapinë, si metodë mjaft efikase, dhe jo-kirurgjikale, me rezultate të shkëlqyera trajtuese.
  • Cryoterapi
    1. Cryoterapia e qafës së mitrës, është një trajtim me azot të lëngshëm, i cili kur bie në kontakt me mukozën e cerviksit bën ‘freeze’ të mukozës, duke arritur aty temperatura mjaft të ulëta, deri -53 gradë Celcius, duke dëmtuar indin sipërfaqësor të qafës së mitrês, pikërisht aty ku gjenden dhe qelizat e prekura nga HPV, duke shkatërruar kështu qelizat e dëmtuara. Kjo gjë arrihet me disa seanca nga 8-10 minuta, të padhimbshme, dhe të pandjeshme për pacienten, pra nuk është nevoja për anestezi dhe kryhen në ambjentet e klinikës.
  • Biopsi cervikale
    1. Quhet ndryshe edhe ‘punch biopsy’ ose ‘biopsi e drejtuar’ kur merret nën pamjen e kolposkopit. Konsiston në marrjen e një materiali indor nga cerviksi me anën e një pince të vogël biopsie dhe dërgimin e tij për ekzaminim histopatologjik. Gjinekologji 5 Realizohet zakonisht pas gjetjeve jonormale gjatë ekzaminimit me sy të cerviksit (polipet, etj), Pap testit apo kolposkopisë (zakonisht). Përmes biopsisë cervikale mund të vërtetohen lezione prekanceroze apo kanceroze të cerviksit, të dyshuara nga pap testi apo kolposkopia; ose e kundërta, të hidhen poshtë dyshimet dhe të vërtetohet që nuk janë lezione të tilla
  • Konsulta dhe këshillime për infertilitetin në çift
    1. Gjatë kësaj konsulte kërkohen ekzaminimet e nevojshme për të kuptuar dhe vlerësuar shkakun e infertilitetit, i cili mund të jetë femëror apo mashkullor, ose i përzier.
  • Ekzaminimet laboratorike dhe strategjia për zgjidhjen e infertilitetit
  • Inseminimi intrauterine (IUI)
    1. Kjo procedurë mund të jetë një opsion, një zgjidhje, për çiftet që përballen me infertilitetin. Inseminimi intrauterin (IUI) është një nga metodat e riprodhimit të asistuar e cila kryhet kur shtatzënia nuk po arrihet pas një viti ose më shumë tê një marrëdhënie seksuale të rregullt e të pambrojtur. Duhet të plotësohen disa kritere, normalisht, si psh, një spermogramë e pranueshme, një rezervë ovariale e pëlqyeshme, etj. Rrit shancet e një shtatzanie me 10-15% dhe mund të përsëritet disa herë, duke qenë se është një procedurë me kosto të ulët, krahasuar me IVF.
  • Këshillim dhe trajtim i problemeve të menopauzës
    1. Menopauza ka ndikimet e saj mbi shume sisteme dhe funksione ne organizem; afshet e nxehta, dhimbjet kockore, pagjumësia, thatësia vaginale, ulja e libidos, etj, e ulin cilesinë e jetës shpeshherë gjatë kësaj periudhe të jetës. Së bashku do të eksplorojmë të gjitha këto ndryshime Gjinekologji 6 dhe do t’u japim këshillat, medikamentet apo zgjidhjet duhura dhe të nevojshme që këto simptoma të kalohen sa më lehte.
  • Lazer vaginal për inkontinencën urinare (mosmbajtje e urinës)
    1. Ky trajtim përdor teknologjinë e lazerit për të rritur forcën dhe elasticitetin e indeve pelvike, duke përmirësuar kështu kontrollin e urinimit. Rezultatet e trajtimit te pacientëve të trajtuara për këte problem në klinikën tonë, kanë qenë surprizuese dhe mjaft efikase.
  • Lazer vaginal për cistorectocelen e gradës I-II
    1. Trajtimi me lazer vaginal për cistorectocelën e gradës I-II është një opsion efektiv dhe i avancuar. Kjo procedurë përdor teknologjinë e lazerit për të forcuar strukturat e dobësuara të qafës së mitrës dhe vaginës, duke korrigjuar kështu problemet e cistorectocelës në një mënyrë të përshtatshme.
  • Këshillim mbi kontracepsionin
    1. Ka mënyra të ndryshme për t’u mbrojtur nga shtatzania e padëshiruar. Ne do t’ju ndihmojmë që të zgjidhni metodën më të mirë për ju, duke u nisur si nga deshira juaj, por edhe në varësi nga problematikat e ndryshme që ka cdo individ.
  • Vendosje e DIU-ve (Spirale Argjendi ose Mirena)
    1. Vendosja e DIU-ve, si Spirale bakri, argjendi apo Mirena është një procedurë që kryhet në zyren e gjinekologut, për kontrollin e shtatzanive te padeshiruara ose per hemorragjite uterine. Procedura kryhet zakonisht në ditët 5-7 te ciklit, dhimbja eshte minimale; nuk ka nevoje per anestezi.
  • Heqje e DIU-ve
    1. Heqja e DIU-ve është një procedurë relativisht e thjeshtë dhe e shpejtë. Pas heqjes së DIU-s, gratë mund të vazhdojnë të përdorin metoda të tjera të kontrollit të lindjes ose të vendosin një DIU të re nëse preferojnë.
    1. Kur një çift nuk po koncepton megjithëse kanë kontakte të rregullta e të pambrojtura prej 1 viti apo më shumë, atëherë patjetër që duhet një konsultë me mjekun gjinekolog

    1. Abort medikal
        Aborti medikal, i cili kryhet me anë të pilulave abortive, pa pasur nevojën e ndërhyrjes nga qafa e mitres. Duhen plotësuar disa kritere, që përcaktohen Gjinekologji 7 gjatë vizitës ekografike dhe anamnezës.

    1. Ekzaminime laboratorike të ndryshme

    Pyetje të shpeshta

  • Ky ekzaminim duhet të kryhet kur nuk jeni me perioda, meqenëse gjaku mund të pengojë vlerësimin e rezultatit. Idealja do të ishte dita e 10-15 që nga dita e parë e periodave. Megjithatë edhe nëse keni një sasi minimale hemorragjie, testi përsëri mund të kryhet. Është mirë të evitohet përdorimi i tamponeve vaginale, shplarësve vaginalë, dhe dushit vaginal për të paktën 24 orë para marrjes së Pap-testit. Nëqoftëse keni simptoma të tilla si sekrecione hemorragjike pas kontaktit seksual, dhe nuk keni kryer asnjë Pap-test, duhet të planifikoni një Pap-test sa më parë t’ju krijohet mundësia.
  • Një pap test jo normal, a lidhet me kancerin e qafes së mitres? Kanceri i qafes së mitrës (kanceri cervikal) gati gjithmonë është i lidhur me HPV (human papiloma virus), i cili pothuajse gjithmonë transmetohet seksualisht. HPV është mjaft i përhapur në ditët e sotme, duke qene se është ulur mosha e kontaktit te parë seksual, ka multipartneritet, etj. Megjithatë, të kesh HPV, nuk do të thotë se patjetër do të kesh kancer të qafes së mitrës. Në një pjesë të madhe të grave me HPV, ky virus do te vetëeliminohet nga organizmi i tyre brenda një periudhe kohore të caktuar, ndonjëhere disa vite. Në raste te tjera, ky virus mund të persistoje, dhe në disa raste të tjera, shkakton edhe lezione në qelizat sipërfaqësore të qafës së mitrës. Prandaj është e rëndësishme kryerja e pap testit, pikërisht për të kapur fillesat e këtyre ndryshimeve qelizore; ndryshime këto që kur kapen shpejt, edhe trajtohen me mjaft efikasitet.
  • Sekrecione vaginale më të shtuara;
  • Sekrecione me erë të rëndë ose të ndryshme nga normalja;
  • Dhimbje apo parehati gjatë kontaktit seksual;
  • Acarim, kruarje apo skuqje të vagines apo vulves (zona e jashtme përreth vagines);
  • Djegie gjatë urinimit;
  • Enjtje të buzeve të vagines.
  • Mbi 30 vjet impantet dentare jane bere domosdoshmeri ne jeten e pacienteve me dhembe te humbur. Dizenjuar te imitojme formen e rrenjes se dhembit kane zevendesuar shume mire funksionin dhe formen e dhembit natyral. Duke rifituar funksionin dhe buzeqeshjen Ne kliniken Dua Healthcare perdorim implantet eshte procedure shume perdorur si ne zevendesimin e dhembit tek te humbur ose ne vendosje te disa implanteve. Per te venodosur ure mbi implante ose dhe proteza totale mbi implante
  • Paradontologjia trajton semundjen qe prek paradontin i cili perfshin indet e buta dhe te forta perreth dhembit. Si zgjidhje paresore per semundjet paradontale, ne stadin e tyre fillestar, sugjerojme pastrimin profesional te pllakes dentare, njollave dhe gurrezave me ane te aparaturave speciale me ultratinguj. Ky pastrim profesional largon cdo papasterti dhe agjent mikrobial edhe ne zonat me te veshtira duke lemuar dhe trajtuar dhembet dhe rrenjet. Ne kete menyre ne parandalojme avancimin e semundjes apo nderprerjen e saj nese eshte ne fazat e para te zhvillimit. Nese mjeku vlereson se semundja paradontale eshte shkaktuar apo eshte ndikuar nga mbushje jo te rregullta, kellefe apo punime protetike te demtuara, duhet te behet ritrajtimi i mbushjeve dhe nderrimi i punimeve protetike te demshme per shendetin tuaj. Trajtimi vijon me keshilla profesionale dhe te personalizuara sipas nevojes dhe gjendjes se pacientit, nder te cilat mund te permendim : perdorimin e rregullt Gjinekologji 9 te antiseptikeve te zakonshem apo solucione mjekesore me perberje klorheksidine te cilet zbutin shenjat te kesaj semundjeje me sukses.
    1. Kurora/këllëf dhëmbi
      1. Kur kurora e dhëmbit është shumë e dëmtuar nga procesi karioz apo trauma aksidentale dhe rindërtimi i saj me kompozit eshte I paqëndrueshëm lind nevoja që kurora të përforcohet më një koronë dentare/ këllëf dëntar e cila është fikse. Koronat dentare ofrohen me materiale të ndryshme. Më të përdorshmet janë koronat metal porcelan,qeramike, zirkon, flori qeramike, palladium qeramike
    2. Proteza fikse
      1. Kur në arkadën dentare si maksilare ashtu edhe mandibulare mungon një apo më shumë dhëmbë, bëhet e domosdoshme, zëvëndësimi i dhembit apo dhëmbëve të humbur,me dhëmbë artificiale. Proteza fikse është një zgjidhje optimale e cila rikthen si funksionin, estetikën dhe fonetikën me shumë komoditet për pacientin, duke qënë se ajo është e palëvizshme. Proteza fikse përbëhet nga dhëmbët artificialë që do të vendosen në hapesirën boshe dhe dy koronat/këllëfet dentare që do të veshin dhëmbët mbështetës të cilët qëndrojnë në skajet e hapësirës boshe. Dhëmbët mbështetës mund të jenë dhëmbë natyralë, implante dentare apo edhe kombinim i të dyjave. Konsideratat protetike ndryshojnë nga zona ku ndodhet hapësira, numri i dhëmbëve që mungojnë, gjëndja e dhëmbëve në skajet e hapësirës boshe( dhëmbët mbështetës), gjendjen e paradontit që përfshin mishrat e dhëmbëve dhe kockën e nofullës gjithashtu. Të gjitha keto vlerësime analizohen nga mjeku dhe më pas ai përcakton planin e trajtimit më të qendrueshëm dhe optimal sipas cdo rasti. Për të realizuar një protezë fikse dhëmbët mbështetës duhet të plotësojnë disa kritere për ta mundësuar punimin. Kur ata nuk janë të përshtatshëm për të siguruar qëndrueshmeri, nuk kanë një raport rrënje kurrore të Gjinekologji 10 paktën të barabartë, janë shumë të inklinuar, kur kemi probleme paradontale dhe dhëmbët kanë levizshmëri apo kur hapësira ku mungojnë dhëmbet është shumë e madhe, na vijnë në ndihmë implantet dentare si një zgjidhje e shkëlqyer për realizimin e suksesshëm të protezës fikse.
    3. Protezat e lëvizshme parciale
      1. Këto lloj protezash përdoren kur kemi mungesë të një apo më shumë dhëmbësh. Kur themi proteza të levizshme kjo nënkupton se ato mund të hiqen dhe rivendosen, gjë që shihet si një disavantazh i vogël në krahasim me llojet e tjera. Vijnë si zgjidhje kur është e pamundur vendosja e një proteze fikse. Protezat parciale të levizshme lidhen me dhëmbët ekzistues nëpërmjet telave ose atashmenteve që janë pajisje të integruara lidhëse. Llojet e protezave të levizshme janë?: Proteza të thjeshta plastike me tela, Proteza të skeletuara metalike me kroshe ose me atashment, proteza specifike ( kur kemi mungesë të dhëmbëve fundore të arkadës dentare?), Proteza elastike pa tela .
    4. Proteza totale e lëvizshme
      1. Në situatën kur pacienti nuk ka më asnjë dhëmb të mbetur në gojë duhet të realizojmë një zëvëndësim total të të gjithë dhembëve në arkadën dentare për ti rikthyer atij funksionin dhe estetikën. Për shumë vite me radhë është përdorur proteza totale e levizshme e cila është plastike dhe pacienti e vë dhe e heq nga goja me lehtësi. Edhe për realizimin e kësaj proteze kërkohet një kockë e shëndetshme e nofullës ku proteza do të mbështetet. Nëse pacienti zgjedh të ketë një protezë totale të lëvizshme por kocka e nofullës ku proteza do të mbështetet nuk siguron qëndrueshmëri, atëherë sugjerohet si një zgjidhje e shkëlqyer vendosja e 2 implanteve dentare për të realizuar mbështetjen e kësaj proteze.
    5. ALL ON 4 – 6 – 8
      1. Që prej kohës kur u mundesua vendosja e implanteve dentare, shumica e pacientëve preferojnë urat fikse të cilat vendosen mbi 4,6 apo 8 implante. Me këtë zgjedhje pacientit i rikthehet ndjesia e dhëmbëve natyralë, madje edhe më estetik, edhe më të bardhë.

  • Ortodoncia eshte nje shkence qe merret me drejtimin e dhembeve ose levizjen e tyre duke permisuar funksionin dhe estetiken. Trajtimi ortodontik mund të përqëndrohet vetëm në zhvendosjen e dhëmbëve ose të merret me kontrollin dhe modifikimin e rritjes së fytyrës. Gjinekologji 11 Ajo gjithashtu mund të ndihmojë të kujdeseni për shëndetin afatgjatë të dhëmbëve, mishrat dhe artikulacionet e nofullës, duke përhapur presionin e ashpër mbi të gjithë dhëmbët tuaj. Në çrregullime të rënda që mund të jenë pjesë e anomalisë kraniofaciale, menaxhimi shpesh kërkon një kombinim të ortodontisë me kapuçin ose maskën e kundërt të tërheqjes së fytyrës dhe / ose operacionin e nofullës ose kirurgjinë orthognatike.
  • Zbardhim
  • Piercing dentar
  • Fluorizim
  • Pastrime të specializuara të gurëzave
  • Trajtime të specializuara të lëkurës së fytyrës me PRF
  • Microneedeling (Dermapen)
  • Filler dhe botox për rimodelimin e fytyrës
  • Pyetje të shpeshta

  • Në përgjithësi, rekomandohet të vizitoni dentistin çdo gjashtë muaj për një kontroll rutinë dhe pastrim. Megjithatë, mund të duhen vizita më të shpeshta në bazë të nevojave tuaja të shëndetit oral. Kontrollet e rregullta ndihmojnë në zbulimin e hershëm të problemeve potenciale dhe në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm oral.
  • Shenjat e zakonshme të sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve përfshijnë: mishrat e kuq, të fryrë ose që rrjedhin gjak; erën e keqe të vazhdueshme të gojës.
  • Trajtimet për zbardhimin e dhëmbëve, kur kryhen nga një dentist profesionist, janë të sigurta dhe efektive. Efektet e zbardhimit të dhëmbëve mund të zgjasin nga disa muaj deri në disa vite, në varësi të stilit tuaj të jetesës dhe zakoneve tuaja të kujdesit për dhëmbët.
  • Na Kontaktoni

    Rruga "Ymer Kurti",
    Pallati 2,Apartamenti 5
    Tiranë
    ORARI
    Stomatologji: 09:00 - 19:00
    Gjinekologji: 16:30 - 21:00
    0/500 characters
    KU TË PARKONI
    Sugjerohet të vini në këmbë, megjithatë ju ofrojmë si zgjidhje parkimet e mëposhtme.
    Olympia Shopping Centre
    Saporita - Tirana Parking
    Garda - Tirana Parking