Çfarë është stresi?

ERNALD ZEQJA
Stresi gjate shtatëzanisë – Çfarë duhet të dini
Stresi është një reagim i natyrshëm ndaj ndryshimeve dhe sfidave. Edhe ndryshimet pozitive, qofshin ato edhe emocionuese mund të rezultojne për shumë individë si stresuese. Disa lloje të përjetimit të stresit, mund të jenë të dobishme, sepse ju japin motivimin dhe përqendrimin për t’u përballur me sfidat dhe për t’i arritur shumë objektiva në kohë. Por shumë stres mund të jetë dërrmues, duke e bërë të vështirë përballimin ndaj detyrave të përditshme. Një gjëndje stresante mund të ndikojë negativisht në trupin tuaj, mendimet dhe njëkohësisht edhe ndjenjat. Rrjedhimisht ky fenomen mund të ndikojë edhe në sjelljen tuaj.
Stresi dhe shtatëzania
Ndonjëherë ka raste që edhe shtatzania vetë si proces mund të jetë stresuese. Për shembull, pritja dhe marrja e rezultateve të testeve para lindjes mund të shkaktojë stres. Nëse keni kaluar një trajtim fertiliteti ose keni përjetuar një abort të mëparshëm ose një vdekje të një fëmije, shtatëzania mund të jetë fizikisht dhe emocionalisht një fenomen kaq i shumëpritur dhe kaq kërkues për ju dhe familjen tuaj. Shtatëzania shkakton një mori ndryshimesh fizike dhe gjithashtu emocionale. Ndryshimet e shtatëzanisë mund të jenë edhe më stresuese nëse shtatzania juaj rezulton të jetë e paplanifikuar, për arsyen pasi mund të kishit pasur më pak kohë për t’u përgatitur për këto ndryshime. Ju gjithashtu mund të ndiheni të mbingarkuara nga informacionet, këshillat apo historite e treguara prej familjarëve, miqve apo të tjerëve që ju rrethojnë.
    Ngjarje dhe situata të tjera që mund të shkaktojnë trazira emocionale dhe nivele të larta të stresit në shtatëzani përfshijnë:
  • probleme financiare
  • problemet e marrëdhënieve në cift/ ose ndarja
  • nevoja për të ndryshuar shtëpinë ose procesi i lëvizjes së shtëpisë
  • papunësia ose nevoja për të ndryshuar punën ose orët e punës
  • fëmijë të tjerë që kanë nevojë për ndihmë për t’u përshtatur me shtatëzaninë
  • sëmundje familjare ose vdekja e një anëtari të familjes
  • hidhërim, pikëllim
  • trauma
  • dhuna në familje
  • probleme me alkoolin dhe barnat e tjera
  • historik i sëmundjeve mendore, ankthit ose depresionit
Nivelet e stresit tuaj mund të jenë më të larta nëse disa nga pikat e siper permendura po ndodhin në të njëjtën kohë. Takimet antenatale me mjekun janë një mundësi e mirë për të folur për shëndetin, stilin e jetës dhe mirëqenien tuaj, duke përmendur ato elemente në jetën tuaj, të cilat mund të jenë burim stresi. Për shembull, nëse shqetësoheni për t’u bërë prindër ose ka probleme në marrëdhënien tuaj, përfshirë dhunën në familje, është gjithmonë një ide e mirë që ju të flisni për këtë fenomen, pasi vetëm kështu do të mund të merrnit një mbështetje psiko- emocionale.
Shëndeti dhe stili i jetës
Bëni disa ushtrime, si psh ecja. Njihet për vetinë e saj në reduktimin e stresit dhe për përfitimet e përgjithshme shëndetësore. Mundohuni të pushoni atje ku mundeni dhe shmangni rezervimet në shumë aktivitete. OK është në rregull të shtriheni për tu shplodhur gjatë ditës psh, të bëni një pushim dhe të ngadalësoni ritmin me të cilin kryeni aktivitetet e përditshme.
Mundohuni të angazhoheni me disa aktivitete që ju tërheqin vëmendjen ose ju japin kënaqësi, si psh leximi, ndjekja e shfaqjeve tuaja të preferuara televizive, gatimi, piktura ose diçka tjetër që ju pëlqen. Mundohuni të hiqni nga vetja maninë apo idenë ndonjëherë frustruese për të qenë perfekte. Pranoni që jeni duke bërë më të mirën që mundeni. Mundohuni të mos shqetësoheni nëse gjërat nuk janë ashtu si dëshironi të jenë – për shembull, nëse shtëpia juaj është e çrregullt hera herës.
Kërkoni ndihmë praktike ose thoni ‘po’ kur dikush ofron pikërisht ndihmë praktike gjatë shtatzanisë dhe njëkohësisht pas lindjes se bebit. Provoni yoga, meditim, ushtrime frymëmarrjeje ose relaksi. Nëse nuk mund të ndiqni fizikisht klasa të tilla , ju mund të kërkoni video të përshtatshme, të ngjashme në internet ose të përdorni një aplikacion specifik i cili mund t’ju guidojë më se miri..
Familja dhe miqtë
Kaloni kohë cilësore me njerëz, të cilët ju bëjnë të ndiheni mirë dhe ju ndihmojnë të de-stresoheni. Kërkoni dhe pranoni ndihmë për gjërat me të cilat luftoni. Mbështetja nga njerëzit përreth jush mund t’ju ndihmojë të fitoni aftësinë për të menaxhuar stresin. Mundohuni të socializoheni edhe me nëna të tjera në pritje – për shembull, mund të përdoret media sociale si mjet për t’u lidhur/njohur me prindër të tjerë ose prindër të ardhshëm.
  • Mbështetje profesionale
  • Flisni me mjekun ose psikologun/keshilluesin tuaj për atë që mund t’ju bëjë të ndiheni të stresuar dhe kërkoni sugjerime për atë që mund të bëni më tej…

    “Prilli është muaji i ndërgjegjësimit botëror ndaj stresit”

    DO TË MËSOSH MË SHUMË?

    Ne blogun tone mund te gjeni artikuj qe i japin përgjigje shumë pyetjeve qe mund te keni!

    Na Kontaktoni

    Rruga "Ymer Kurti",
    Pallati 2,Apartamenti 5
    Tiranë
    ORARI
    Stomatologji: 09:00 - 19:00
    Gjinekologji: 16:30 - 21:00
    0/500 characters