Qelizat staminale – Gjithçka që duhet të dini

ERNALD ZEQJA
Cfarë janë qelizat staminale?
Qelizat staminale janë qeliza të padiferencuara, të cilat transformohen në të gjitha llojet e tjera të qelizave që gjenden në organizmin tonë. Këto qeliza quhen ndryshe qeliza burimore pasi janë burimi i të gjitha qelizave të trupit dhe kanë aftësi rigjeneruese të indeve të dëmtuar dhe për këtë vlerësohen si unike në mjekësi. Këto qeliza etiketohen si “thesari i kordonit të bebit” pasi në momentin e lindjes, shumë prej këtyre qelizave tepër të vlefshme, potente dhe vitale ndodhen pikërisht në gjakun e kordonit të kërthizës të cilin mjeku duhet ta presë gjatë proçesit të lindjes. Këto qeliza ndihmojnë në shërimin e shumë lloje sëmundjesh deri në shpëtimin e jetës.
Kur mblidhen qelizat staminale?
Mbledhja e qelizave staminale të gjakut të kordonit është një proçes tepër i thjeshtë. Ato mblidhen në momentin e lindjes prej placentës dhe kordonit. Proçesi i mbledhjes së qelizave staminale behet nga mjeku dhe stafi i pranishëm në
A është kjo procedure e dhimbshme?
Mbledhja e qelizave staminale të gjakut të kordonit ështe absolutisht një proçedurë sa e thjeshtë, aq dhe jo invazive. Pra, marrja e gjakut nga kordoni kerthizor është një proçes pa dhimbje dhe nëna apo bebi nuk e ndjen marrjen e kampionit biologjik, i cili realizohet nga një staf i trajnuar paraprakisht.
Cilat lloje të qelizave staminale mund të mblidhen gjatë lindjes?
Gjatë lindjes mund të mblidhen 4 lloje të qelizave staminale:
      • Qelizat staminale hematopoetike – HSC – këto qeliza formojnë qeliza gjaku dhe qeliza të sistemit imunitar
      .• Qelizat staminale mezenkimale – MSC -këto qeliza kanë aftësinë e krijimit të qelizës së indit kockor, të qelizave të kërcit si dhe indit dhjamor.
      • Qeliza staminale me aftësi të ngajshme me embrionalet – VSEL- të cilat janë më të ngjashme me embrionalet, dmth transformohen në çfarëdo tipi qelize apo indi në trup.
      • Qeliza staminale somatike të pakufizuara – USSC
Cilat sëmundje mund të trajtohen me qelizat staminale?
Terapitë me qeliza staminale ndahen në dy grupe. Në grupin e parë bëjnë pjesë terapitë standarte për sëmundjet e gjakut, si leukemia, anemia, limfoma etj..dhe në grupin e dytë bëjnë pjesë terapitë eksperimentale për trajtimet e sëmundjeve neurologjike, muskujve, kockave, syve dhe sëmundjeve neurodegjenerative.
A është mbledhja e qelizave staminale e prekshme nga COVID-19?
Jo! Pademia nuk ka treguar asnjë efekt negative në mbledhjen dhe ruajtjen e qelizave staminale për ato çifte që e kanë dëshiruar këtë. Sigurisht duke mos qënë asnjëherë 100% të sigurt për mosinfektimin e një nënë gjaku apo indi i marrë kategorikisht nuk duhet të jenë të prekura nga ky virus. Të gjithë kampionet e qelizave staminale do të ruhen në banka të veçuara deri sa të provohet që gjaku i nënës nuk ka asnjë shenjë të infeksionit.
A duhet të ruajnë qelizat e tyre staminale nënat në pritje?
Besoj se eshte nje investim i mire per femijen dhe familjen. Le ta konsiderojme nje investim per nje te ardhme me te sigurt.

DO TË MËSOSH MË SHUMË?

Ne blogun tone mund te gjeni artikuj qe i japin përgjigje shumë pyetjeve qe mund te keni!

Na Kontaktoni

Rruga "Ymer Kurti",
Pallati 2,Apartamenti 5
Tiranë
ORARI
Stomatologji: 09:00 - 19:00
Gjinekologji: 16:30 - 21:00
0/500 characters