Ekografia Morfologjike

ERNALD ZEQJA
    Konsensus mbi ekografinë e tremujorit të dytë
    Ekografia është një teknikë që lejon vizualizimin e organeve të trupit tonë, duke përdorur valët zanore (ultratingujt), të cilët emetohen nga sonda e ekografisë. Keto valë dergohen përmes paretit abdominal dhe reflektojnë imazhet që më pas vizualizohen në ekranin e aparatit.
    Ekografia obstetrikale, ose ekografia e dedikuar studimit të gravidancës, ka qëllime të ndryshme që varen nga moment i gravidancës në të cilin kryhet. Ekografia e kryer midis javeve të 20-22 të shtatzanisë (e njohur zakonisht si “ekografia morfologjike”) ka si qëllim kryesor atë të zbulimit të KEQFORMIMEVE FETALE ose të anomalive të zhvillimit të organeve fetale që rezultojnë të ndryshme nga ato normale (midis keqformimeve fetale, ato kardiake janë absolutisht më të shpeshtat, të ndjekura nga ato të aparatit urinar, muskulo-skeletik dhe të sistemit nervor qendror). Keqformimet ndahen në madhore dhe minore.
    Nje keqformim quhet madhor kur kerkon nderhyrje mjekesore apo kirurgjikale, dhe megjithatë ka një sëmundshmëri (morbozitetit) apo vdekshmëri (mortalitetit) të lartë. Një keqformim përcaktohet si minor kur nuk ka nënkuptime të tilla, dhe nuk ndikon në pritshmërinë ose cilësinë e jetës.
    Qëllimi i ekografisë është të zbulojë keqformimet madhore. Keqformimet kapin rreth 1në 40 të porsalindur. Kjo do të thotë se afërsisht në 1000 të porsalindur, 25 prej këtyre do të kenë një keqformim në momentin e lindjes. Literatura shkencore konfirmon që një ekzaminim ekografik standart përreth javës së 20të të shtatzanisë, lejon të zbulojë rreth 40-70% të keqformimeve madhore që do të njiheshin në lindje. Kjo do të thotë që nga 25 të porsalindur në 1000, të prekur nga keqformimet, ekografia lejon të identifikohen afërsisht 10 deri në 17 nga keta të porsalindur me keqformime. Nga sa pranohet duke iu referuar perqindjeve të zbulimit të keqformimeve, rezulton dukshëm që, fatkeqësisht saktësia e ekzaminimit ekografik nuk eshtë absolute dhe nuk arrin kurrë 100%.
    Një diagnozë e munguar e një keqformimi mund të jetë pasojë e faktorëve të ndryshëm: Kufizime fizike të teknologjisë aktuale. Ky eshtë rasti i defekteve të dimensioneve të vogla (difekti i septumeve kardiake) ose difekte të papërshkrueshme nga ultratingujt, si përshembull palatoskiza e izoluar, etj. Organi i ekzaminuar. Përqindja e zbulimit të anomalive në 20 javë gestacionale, varion në varësi të organit të ekzaminuar. Mund të arrihet deri në 60% për defektet kardiake dhe deri në 80% për keqformimet cerebrale.
    Historia natyrale e anomalisë. Disa defekte, si përshembull anomalitë e qarkullimit cerebral, disa anomali të zhvillimit të skeletit, pengesat (obstruksionet) intestinale, disa keqfunksionime të rrugëve urinare, mund të zhvillohen ose të manifestohen qartësisht vetëm në faza të perparuara të gravidancës apo pas lindjes. Vizualizim suboptimal i fetusit. Vizualizimi i organeve dhe aparateve rezulton i kompromentuar në rast të vështirësisë së ultratingujve për të arritur organin që do vlerësohet. Imazhi i prodhuar në ekran nuk është i qartë dhe rezulton i vështirë për t’u analizuar. Kjo situatë mund të pasqyrohet përshembull në rastin e një trashësie të dukshme të paretit abdominal maternal, mungesën e likidit amniotik, pozicionit të pafavorshëm të fetusit, ose në gravidancën gemelare.
    Të dhënat e literaturës mjekësore raportojnë një sensibilitet minimal prej 30% në disa qendra dhe një sensibilitet maksimal prej 61% në qendra të tjera (të dhënat më poshtë)
    S.N.Q. S. Gastroenterologjik S. Urinar S.Skeletik S. Kardio-vaskular Sensibiliteti mesatar Bernaschek 68.3 46 73 53 30 50.0 Anderson 90 72 85 31 36 58.3 Chambers 92.1 24 88.4 25 18.4 50.9 Stoll 76.7 47.3 64.1 18.2 16.5 37.8 Grandjeean 88.3 53.7 88.5 36.6 38.8** 61.4 Queisser-Luft 68.6 42.3 24.1 == 5.9 30.3 **sensibiliteti për kardiopatitë madhore

Pra, nga sa thamë më sipër, një ekzaminim ekografik lejon identifikimin e një pjese të mirë të anomalive fetale, por akoma sensibiliteti i ekografisë mbetet i ulët.

DO TË MËSOSH MË SHUMË?

Ne blogun tone mund te gjeni artikuj qe i japin përgjigje shumë pyetjeve qe mund te keni!

Na Kontaktoni

Rruga "Ymer Kurti",
Pallati 2,Apartamenti 5
Tiranë
ORARI
Stomatologji: 09:00 - 19:00
Gjinekologji: 16:30 - 21:00
0/500 characters