Lindja Cesarea – Gjithçka që duhet të dini

ERNALD ZEQJA

"Nuk më duhet një tatuazh për të pasur pergjithmone ne trup një simbol të fëmijës tim, me mjafton shenja e C-section”

    Lindja cesariane nuk e bën asnjë grua më pak nënë, qoftë ajo e planifikuar apo e paplanifikuar. Nënat që kanë bërë operacione kirurgjikale kanë nevojë dhe meritojnë respekt & dashuri për mënyrën e lindjes. Nuk ka të bëjë me të qenit pro-cesariane; ka të bëjë me të qenit pro-Nënë.
    Seksio cesarea (lindja cesariane), ose lindja operative, përfshin shkaqet më të shpeshta: pacientet e operuara njëherë me këtë lloj operacioni; paraqitjet podalike; lindjet multiple (binjakët); distocitë gjatë lindjes; disproporcionet cefalo-pelvike; soferencen fetale (vuajtjen fetale); placenta previa centrale, distakot e placentës; Preeklampsi apo situata te tjera emergjente
    Në disa raste, operacioni cesarean planifikohet për arsye mjekësore që e bën një lindje vaginale tepër të rrezikshme. Një grua mund ta dijë paraprakisht që do të ketë nevojë për një operacion cesarean pra, do ta planifikojë atë bashke me gjinekologun e saj, sepse pret binjakë ose trinjake (lindje te shumefishta), ose sepse mund të ketë një patologji, siç është diabeti ose hipertensioni (presioni i lartë i gjakut).
    Një operacion cesarean gjithashtu mund të planifikohet para kohe pasi pacientja ka një infeksion që ajo mund tja kalojë foshnjes së saj gjatë lindjes, të tilla si HIV, herpes gjenital, ose condiloma, ose nëse ajo do te kete probleme me vendosjen e placentës gjatë shtatëzanisë.
    Një operacion cesarean mund të jetë gjithashtu i nevojshëm në situata të caktuara, të tilla si parashikimi i një fëmije shumë të madh në nje nënë me një bacin të ngushte, te vogel, ose nëse foshnja nuk është në pozicionin me kokë poshtë (podalik ose transversal). Dikur, para 30 vitesh, lindja podalike tentohej te kryhej vete. Ne ditet e sotme, pothuajse te gjitha keto bebe lindin me operacion.
    Shpeshherë vendimi i mjekut obstetër për të kryer një operacion cesarean është i paplanifikuar, dhe bëhet për shkaqe urgjente sepse shëndeti i nënës, foshnjës ose të dyve është në rrezik apo sepse një lindje vaginale konsiderohet shumë e rrezikshme ose mjaft e vështirë. Kjo mund të ndodhë për shkak të një problemi qe shfaqet gjatë lindjes të tilla si nëse lindja po perparon shumë ngadalë ose nëse fëmija po tregon shenja vuajtje, soference, pra nuk po merr oksigjen të mjaftueshëm.
    Disa operacione cesariane konsiderohen si elektive, domethënë ato kërkohen nga nëna për arsye jo-mjekësore perpara se te fillojne dhimbjet e lindjes. Një grua mund të zgjedhë të ketë një operacion cesarean nëse ajo dëshiron të planifikojë se kur të linde ose nëse më parë ka pasur një lindje të ndërlikuar ose te veshtire vaginale; ose kur eshte ekstremisht ne ankth dhe panik megjithe informacionin qe ka marre nga mjeku i saj.
    Edhe pse operacionet cesariane në përgjithësi konsiderohen të sigurta dhe madje në disa situata shpetojne jetë, ato bartin disa rreziqe te shtuara krahasuar me lindjen vaginale.
    Ato konsiderohen ‘operacione madhore’ dhe përfshijnë prerjen e te gjitha shtresave te barkut të një gruaje shtatzënë dhe nxjerrjen e foshnjës nga uterusi nepermjet nje prerje ne pjesen e poshtme te tij.
    Avantazhet e operacionit cesarean për nënën
    Nëqoftese një grua i ka të gjitha mundesite per të pasur një lindje vaginale, atëherë ketu nuk mund te gjejme shume avantazhe për të pasur një operacion cesarean. Sidoqofte, lindja cesareane ka avantazhin e te qenit e pergatitur, pra dihet dita se kur do lindesh, pak a shume ora e lindjes. Nderkohe qe ne nje lindje vaginale dhimbjet mund te fillojne diten, naten, gjate fundjaves, pra ankthi i pritjes eshte me i gjate dhe lindja eshte me e paparashikueshme. Perfshi ketu edhe lidhjen me mjekun perkates, i cili nuk mund te jete prezent ne cdo ore te dites apo ne fundjave.
    Disavantazhet e operacionit cesarean për nënën
    Një grua që ka një operacion cesarean zakonisht qëndron në spital më gjatë, mesatarisht 2 deri 4 ditë, krahasuar me një grua që ka pasur një lindje vaginale. Operacioni cesarean gjithashtu rrit mundesite e ankesave fizike pas lindjes, si dhimbja ose infeksioni në vendin e operacionit dhe dhimbje më të zgjatura ne kohe. Një studim ka zbuluar që gratë që kanë pasur një operacion cesarean kanë më pak të ngjarë të fillojnë me ushqyerjen me gji të hershme sesa gratë që kanë lindur vaginal, pasi edhe periudha e rikuperimit pas lindjes me cesarea është gjithashtu më e gjatë.
    Si cdo operacion, shoqerohet me një rrezik me të rritur të humbjes së gjakut dhe një rrezik më të madh për infeksione. Gjithashtu, zorra ose fshikëza e urines mund të dëmtohet gjatë operacionit ose mund të formohet një mpiksje gjaku.
    Gratë kanë tre herë më shumë të ngjarë të kete komplikacione madhore gjatë lindjes cezariane sesa një lindje vaginale, për shkak të trombozave, infeksioneve dhe komplikimeve nga anestezia, sipas një studimi francez. Sic e thame, nese njehere ke pasur nje operacion cesarean, me shume mundesi edhe lindjet e ardhshme do të kryhen me cesarea. Gjithashtu mund të ketë një rrezik më të rritur nga komplikacionet e shtatëzanive të ardhshme, të tilla si vendosjet e uleta te placentës ose ruptura e uterusit (hapja e cikatrices se cesareas se meparshme gjate kontraksioneve te lindjes); kjo e fundit ka nje risk 0.2-1.5%, por eshte nje komplikacion mjaft i rrezikshem si per fetusin dhe per nenen. Rreziku për problemet placentare vazhdon të rritet pas çdo operacioni cesarean që kryen pacientja.
    Avantazhet dhe disavantazhet e operacionit cesarean për foshnjen
    Foshnjat e lindura nga operacioni cesarean kane nje tendence lehtesisht me te rritur per të pasur probleme me frymëmarrjen ne ditet e para pas lindjes dhe madje edhe gjatë fëmijërisë, të tilla si astma ose alergjite. Ato gjithashtu mund të kenë nje sistem imunitar me te dobet. Disa studime kanë sugjeruar gjithashtu një lidhje midis bebeve të lindura me operacion cesarean dhe riskut më të madh për t’u bërë obezë si fëmijë dhe si adulte. Një shpjegim i mundshëm është se gratë që janë obeze ose kanë diabet që lidhen me shtatzëninë, ka më shumë të ngjarë të kenë një operacion cesarean.
    Gjithsesi, nuk ka shume rendesi menyra, por te cosh ne shtepi nje femije te shendetshem. Ne fund te dites, nuk ka rendesi menyra se si bebi erdhi ne jete; persa kohe qe te gjithe jane te shendetshem dhe te sigurte. Lindja ime nuk ishte nje perralle, por une u rikuperova plotesisht, nuk kam asnje problem, dhe vajza ime eshte e sigurt dhe e shendetshme.
    A mund te zgjedh une vete lindjen me operacion vetem per arsye estetike ne te ardhmen?
    Nje numer gjithnje e me i madh nenash te reja ne moshe, duan te zgjedhin cesarean ne menyre elektive, per faktin se nuk do te donin inkontinence urinare, nuk do te donin qe organet pelvike te prolabonin ne te ardhmen, ose te kishin inkontinence gazrash apo fekalesh; keto jane gjera qe mund te hasen me lindjet vaginale dhe jo me cesareat. Dhe nese nuk ka faktore te medhenj risku, mendoj qe pacientja ka te drejten e saj te zgjedhjes, sidomos kur kjo vjen nga nje paciente e mireinformuar.

DO TË MËSOSH MË SHUMË?

Ne blogun tone mund te gjeni artikuj qe i japin përgjigje shumë pyetjeve qe mund te keni!

Na Kontaktoni

Rruga "Ymer Kurti",
Pallati 2,Apartamenti 5
Tiranë
ORARI
Stomatologji: 09:00 - 19:00
Gjinekologji: 16:30 - 21:00
0/500 characters