Lindja Vaginale – Gjithçka që duhet të dini

ERNALD ZEQJA
Amos Oz, ne nje liber qe e dua shume, vetem me nje fjali, ka thene aq shume per nenen: “PORSA ERDHA NE KETE BOTE, ISHTE NJE GRUA QE ME PRISTE… DHE MEGJITHESE I KISHA SHKAKTUAR DHIMBJE TE TMERRSHME, AJO MA SHPERBLEU ME BUTESI DHE ME DHA GJIRIN E SAJ…”
    Foshnjat mund të vijnë në këtë botë në një nga dy mënyrat:
    Gratë shtatzëna mund të kenë ose një lindje vaginale ose një lindje kirurgjike me prerje cezariane, por qëllimi përfundimtar i të dy metodave të lindjes është të kete nje lindje te sigurt dhe një fëmijë të shëndetshëm.
    Lindja vaginale është përgjithësisht metoda e preferuar e lindjes. Afersisht dy në tre bebe lindin ne menyre vaginale. Në përgjithësi, femrat pohojne se lindja vaginale ndihet më shumë si një përvojë natyrore. Shume gra ndjehen sikur “po lindin ashtu si natyra ka dashur”.
    Por pavarësisht se si ato vendosin të lindin, “gratë duhet të kenë sa më teper informacion në lidhje me opsionet e tyre të lindjes, në mënyrë që ato të mund të kenë një zë në kete proces, të mbrojnë atë menyre që ato dëshirojnë dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre duke qene të informuara”.
    Avantazhet e lindjes vaginale për nënën
    Të kalosh dhimbjet e lindjes dhe të kesh një lindje vaginale është një proces shpesh mjaft i gjatë, i cili mund të jetë fizikisht rraskapitës dhe është nje detyre, mision i vështirë për nënën. Por një nga përfitimet e lindjes vaginale është se ka një qëndrim më të shkurtër në spital dhe një kohë shërimi me te shkurter në krahasim me operacionin cesarean. Koha e qëndrimit në spital për një grua pas nje lindje vaginale është 24 deri 48 orë, por nese pacientja ndjehet mire, ajo me deshiren e saj mund te largohet edhe perpara kesaj periudhe kohore.
    Femrat që kryejne lindje vaginale shmangin kryerjen e një operacioni madhor dhe sigurisht edhe rreziqet që ndërlidhen me të, si përshembull hemorragjia e rëndë, dhimbja, infeksioni, reaksionet ndaj anestezisë dhe dhimbje qe zgjat më teper.
    Dhe njëkohësisht për arsye se nëna e re do të jetë më e fuqishme krahasuar me gjendjen pas nje operacioni, ajo mund ta mbajë fëmijën e saj me afer dhe mund të fillojë ushqyerjen me gji më shpejt pas lindjes.
    Minuset e lindjes vaginale për nënën
    Gjatë lindjes vaginale, ne momentet kur fetusi zbret nëpër kanalin e lindjes, ne shume raste, lëkura dhe indet përreth vaginës tendosen mjaft dhe mund te demtohen. Ne keto raste mjeku perdor epiziotomine, nje prerje qe behet per te shmangur demtimet nga dalja e kokes se bebit. Nëse tensionimi dhe demtimi është i rëndë, pavaresisht qepjeve, kjo mund të shkaktojë dobësim ose dëmtim të muskujve pelvike që kontrollojnë funksionin e urinës dhe zorrëve. Disa studime kanë zbuluar se 1 ne 3 gra që kanë lindur në mënyrë vaginale do të kenë probleme me inkontinencen urinare. Ato gjithashtu mund të jenë më të prirura për rrjedhje të urinës kur kolliten, teshtijnë ose qeshin. Gjithashtu dhe tendenca per prolaps te organeve pelvike ne nje moshe te caktuar. Pas një lindjeje vaginale, gruaja mund të përjetojë gjithashtu dhimbje të zgjatura ne kohe të perineumit, (zona midis vaginës dhe anusit).
    Avantazhet dhe disavantazhet e lindjes vaginale për fëmijën
    Avantazhi me i madh për një fëmijë që lind në rruge vaginale është se nëna do të ketë më teper kontakte të hershme me të porsalindurin sesa një grua që ka kryer një operacion cesarean, dhe gjithashtu ushqyerja me gji mund të fillojë më shpejt.
    Gjate një lindje vaginale, muskujt e përfshirë në procesin e lindjes bejne nje lloj shtrydhje te lëngut që gjendet në mushkëritë e të porsalindurit, gje qe është mjaft e dobishme pasi i bën foshnjat më pak të prirura të kene probleme me frymëmarrjen gjatë lindjes.
    Foshnjat e lindura në mënyrë vaginale gjithashtu marrin një dozë të hershme të baktereve të nenes ndërsa udhëtojnë nëpër kanalin e lindjes (MIKROBIOTA), e cila mund të forcojë sistemin e tyre imunitar dhe të mbrojë traktin intestinal te tyre (zorrën). E njejta gje po tentohet te behet dhe me foshnjat e lindura me cesarea; te vihet sa me shpejt mbi gjirin e nenes, ne menyre qe te marre dozen e mikrobiotes nga lekura e nenes. Pastaj, te gjithe e dime se vendosja e menjehershme ne gji e bebit, ul menjehere riskun e ekzemave, alergjive, temperaturave, dhe nderton imunitetin tek foshnja.
    POR, një nga rreziqet e nje lindje te zgjatur ose nje femije me peshe te madhe, është që foshnja të mund të lëndohet gjatë procesit të lindjes, ose te dale soferent, duke bere qe me pas, te transferohet ne repartin e kujdesit intensiv te bebeve.

DO TË MËSOSH MË SHUMË?

Ne blogun tone mund te gjeni artikuj qe i japin përgjigje shumë pyetjeve qe mund te keni!

Na Kontaktoni

Rruga "Ymer Kurti",
Pallati 2,Apartamenti 5
Tiranë
ORARI
Stomatologji: 09:00 - 19:00
Gjinekologji: 16:30 - 21:00
0/500 characters