Rhesus-i negativ & shtatëzania

ERNALD ZEQJA
    Jeni Rhesus negativ dhe shtatzanë?
    Nisja e shtatzanisë për çdo femër nis me pyetje dhe shqetësime të natyrave të ndryshme. Një nga këto pyetje është: “A ndikohet shëndeti i bebit, nëse bashkëshorti ka të njëjtin grup gjaku me mua?” Përgjigjia është: Nuk ka absolutisht asnjë problem!
    Ndërkohë, kur mjeku ju pyet për grupin e gjakut, të jeni të sigurta që kërkon të informohet për Rhezusin tuaj, i cili shfaq rëndësi gjatë shtatzanisë si edhe pas lindjes. Nëse jeni Rhezus pozitiv, çdo gjë është OK. Pyetsori mbyllet aty. Por nëse keni Rhesus negativ dhe partneri juaj është Rhezus pozitiv, gjinekologut i duhet që shtatzaninë tuaj ta ndjekë me një lupë paksa më të imët. Sistemi Rhesus, është një ndër 35 sistemet e gjakut njerëzor, dhe vjen i dyti për nga rëndësia, pas sistemit ABO.
    Rhezus, është një proteinë, e cila gjendet në membranën e rruazave të kuqe. Rhezus pozitiv do të thotë, që kjo proteinë është prezente në sipërfaqen e eritrociteve (rruazave të kuqe), ndërsa kur ajo mungon, do të thotë që Rhesus-i është negativ.
    Në vazhdim të shtatzanisë, edhe pse sistemet e gjakut , të nënës dhe bebit janë anatomikisht të ndara nga placenta, ka një moment kur gjaku i fetusit, bashkohet me të nënës. Kryesisht, kjo ndodh gjatë lindjes. Në këtë moment, organizmi i nënës formon disa antitrupa, të cilët mund të sulmojnë eritrocitet e fëmijës pasardhës në rast se ky do të jetë Rhesus pozitiv. Pak e komplikuar për t’u kuptuar, apo jo? Por, gjithsesi. në ditët e sotme ky rrezik quhet i tejkaluar.
    Si fillim gjinekologu do t’ju kërkojë një analizë, e cila quhet ‘titri i imunizimit’. Në rast se kjo rezulton negative, atëhere mund të administrohet një dozë profilaktike e imunoglobulinës antiD në javën e 28-të ose përtej (duke marrë parasysh një risk rreth 1% të imunizimit gjatë shtatzanisë për shkak të një hemorragjie transplacentare përshembull).
    Më pas, pas lindjes së bebit, duke përcaktuar edhe grupin e gjakut të bebit, do vendoset për aplikimin ose jo të imunoglobulinës antiD. Kur nëna është Rhesus negativ dhe babai Rhesus pozitiv, nga ky kombinim mundet që fëmija të marrë Rhesusin pozitiv ose atë negativ..
    Kryesisht, në rastet kur bebi do të rezultojë me grup gjaku Rhesus pozitiv, si partneri juaj, atëhere ju do të merrni imunoglobulinën antiRhesusD në formën e një injeksioni intramuskular brenda 72 orësh nga lindja. Në rast se bebi do të rezultojë me grup gjaku Rhesus negativ, si ju, atëhere ju nuk do keni nevojë për këtë injeksion..
    Kështuqë, mjaft u shqetësuat;) Shijoni shtatzaninë dhe bebin tuaj!

DO TË MËSOSH MË SHUMË?

Ne blogun tone mund te gjeni artikuj qe i japin përgjigje shumë pyetjeve qe mund te keni!

Na Kontaktoni

Rruga "Ymer Kurti",
Pallati 2,Apartamenti 5
Tiranë
ORARI
Stomatologji: 09:00 - 19:00
Gjinekologji: 16:30 - 21:00
0/500 characters