Sa kalori më shumë duhet të marrr gjatë shtatzanisë? A duhet të
ushqehem dyfish?
Mbi këtë temë, pothuaj të gjitha gratë shtatëzëna kanë një ide të
gabuar. Nevojat për më shumë kalori rriten pas muajit të katërt të
shtatzanisë. Dhe atëherë këto nevoja rriten shumë ngadalë. Në fund
të shtatzanisë, duhet të merren rreth 200 kalori më shumë në ditë!
Kjo sasi kalorish plotësohet afërsisht me dy fruta.
Sot është e vërtetuar: Gjatë shtatzanisë, të ushqehesh sa për dy
vetë, është jo vetëm e gabuar, por as fëmijës nuk i bën mirë. E
drejtë është që të hiqet dorë nga yndyrnat, gjërat e ëmbla, dhe buka
e bardhë dhe në vend të tyre konsumohen shumë fruta, perime dhe
produkte të tjera me vlera të plota ushqimore. Gratë shtatëzanë kanë
nevojë për më shumë proteina, vitamina dhe lëndë minerale, të cilat
mund t’i sigurojnë jo nëpërmjet sasisë, por nëpërmjet ushqimeve me
vlerë. Gjatë kohës që ushqejnë fëmijët me gji, shtresat ushqimore të
nënës duhet të sigurojnë rreth 700 kalori më shumë se në jetën
normale. Nëse merren më pak, atëherë organizimi do të konsumojë
rezervat yndyrore të depozituara gjatë shtatzanisë.
Unë ushqehem në mënyrë të shëndetshme, jam në aktivitet të
mjaftueshëm fizik dhe pavarësisht nga kjo, kam shtuar disa kilogramë
javët e fundit. Si vazhdohet më tej?
Shtimi në peshë gjatë shtatzanisë nuk është i njëjtë për të gjitha.
Ka periudha që as shtohet më shumë dhe periudha që shtohet më pak në
peshë. Asnjë barrë nuk është e njëjtë me një tjetër dhe vecanërisht
për peshën, kufijtë e normës janë vërtet të gjerë. Rregulli i
përgjithshëm, do të thotë që një grua shtatzënë duhet të shtojë
mesatarisht 300 deri në 400 gramë në javë ose 1 deri ne 1.5 kg në
muaj. Dhe deri në fund të shtatzanisë normalisht llogaritet të
shtohen afërsisht 10 deri në 15 kg, por dhe 20 kg mund të quhen
normale, nëse nuk keni fryrje apo komplikacione të tjera. Po të
shtoni shumë në peshë, mjeku duhet t’ju sinjalizojë.
A dëmton acidi folik, nëse merret më gjatë se 12 javë që
këshillohet?
Është e padiskutueshme nga ana shkencore, se përdorimi i mjaftueshëm
i acidit folik në fillimet e shtatzanisë, zvogëlon tek fetusi
rrezikun e defekteve të tubit neural si dhe te spina bifida. Një
sërë studimesh kanë vërtetuar se lindjet parakohe, Preeklamsia, dhe
shkolitja parakohe e placentës, janë më të shpejta në rastet e
mangësisë së acidit folik. Prandaj gratë që planifikojnë në
shtatzani, duhet të paktën një muaj para hyrjes në të, të marrin një
preparat të acidit folik. Nevojat për acidin folik nuk mund të
plotësohen, edhe në rastet e një ushqyerje të mirë, me shumë perime
të gjelbra. Pas javës së 12 të shtatzanisë , acidi folik pothuajse
nuk ka më asnjë efekt mbi kanalin neural të porsalindurit, sepse
formimi I organeve është I përfunduar në fund të tremujorit të parë.
Megjithatë, nuk është e paarsyeshme të vazhdohet të merret acidi
folik dhe më tej. Ai është një gur I pazëvendësueshëm në formimin e
qelizave të reja, e për këtë arsye merr pjesë në shumë procese të
rëndësishme në organizmin e fëmijës. Edhe nënës së ardhshme I bën
shumë mirë, ai ndihmon në parandalimin e anemisë, ul rrezikun e
sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe kancerit të zorrës
të trashë. Nuk njihen raste të mbidozimit të acidit folik. Në rastet
e grave që përdorin medikamente për mjekimin e epilepsisë, ose në
gratë me sëmundje të zorrëve, doza ditore duhet të rritet deri në 5
mg.
Sa kafe në ditë janë të lejuara për gruan shtatzënë?
Kafeina nuk ndodhet vetëm në kafe, por dhe në çajin e zi (çaji
kinez), coca cola dhe çokollata etj. Ajo përbën një ngacmues për
sistemin nervor, zemrën, qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen.
Lëngjet që dhurojnë energji, përmbajnë akoma më shumë kafeinë se
kafja. Herë-herë, ato kanë në përbërjen e tyre dhe lëndë të tjera,
si guarana ose taurine. Ju duhet të qendroni larg këtyre përbërësve,
pasi dyshimet mbi to, nuk janë akoma shumë të vërtetuara. Në gjakun
e fetusit është gjetur niveli I kafeinës I njëjtë me atë të nënës,
që do të thotë se kafeina e kalon shpejt barrierën placentare. Për
këtë arsye, fëmijët e lindur nga nëna që konsumojnë shumë kafe,
shpesh janë nënpeshë. Përveç kësaj, gruaja shtatëzënë duke marrë
kafenë dhe çajin e zi, kufizon lëngjet. Çaji i zi gjithashtu
përkeqeson thithjen e hekurit nga ushqimet, dhe çon në kapsllëk. Për
dy deri në tre filxhanë kafeje të shpërndara mirë gjatë ditës, nuk
është problem. Çaji I zi ose cola, përmbajnë më pak kafeinë se
kafeja. Nëse ju në vend të kafesë, zgjidhni çajin apo cola, mundeni
të konsumoni prej tyre dicka më shumë. Por dhe në këtë rast, nuk
duhet të merren më shumë se dy filxhanë çaj të zi, ose 2 litra cola
në ditë. Dhe nëse vuani nga pagjumësia, është e mira që mbrëmjeve të
pini çaj qetësues bimor.
Ushqyerja në shtatzani, gjërat më të rëndësishme.
Përdorni pak yndyrna. Konsumoni më mirë mish të varfër në yndyrna,
si shpendët dhe piqeni ose ziejeni atë. Përdorni vetëm vajra me
vlera të larta.
Hani të paktën dy herë në javë peshk.
Kujdesuni që t’i zieni sa më shkurt frutat dhe perimet, dhe me sa
më pak ujë. Më e mira është të zihen në avull.
Mos përdorni sallatëra, fara apo ushqime të tjera që tregëtohen të
paketuara.
Mishi, peshku, shpendët dhe vezët duhet të jenë gjithnjë të
pjekura mirë në brendësi.
E mira është, të mos përdorni gjatë shtatëzanisë produkte të
përpunuara të qumështit (mbi të gjitha djathëra të butë ose me
myk), vezë të freskëta, mish apo sallamëra të papërpunuar, si dhe
peshk të papërpunuar apo të tymosur.
Përdorni sa më rrallë mëlçinë dhe produktet e saj (pasetat dhe
sallamet me mëlçi).
Reduktoni sheqerin e bardhë. Ëmbëlsoni ushqimet më mirë me mjaltë
apo me sheqer natyror të papërpunuar. Qetësojeni urinë për të
ëmbla më mirë me fruta, në vend të ëmbëlsirave dhe çokollatave.
Mos pini më shumë se dy deri ne tre filxhanë me kafe, ose katër
deri në pesë filxhanë me çaj të zi në ditë.
Shihni me kujdes datat e skadencës së produkteve ushqimore. Mos
përdorni produkte për të cilat keni dyshime.
Evitoni konservat të cilat kanë pësuar ndryshime si fryrje, shpime
apo ndryshkje.
Lani duart para dhe pas përgatitjes së ushqimit.
Lani me kujdes frutat dhe perimet. Perimet me rrënjë duhet të
qërohen dhe pastrohen para gatimit.
Përdorni gjatë gatimit enë kuzhine të pastra.
Pastroni me kujdes vendin ku punoni, enët dhe duart pasi të keni
përfunduar gatimin.
Sa i lartë është rreziku që unë të infektohem nga Toxoplasmoza dhe
çdo të thotë kjo për fëmijën tim?
Shenjat e Toksoplazmozës janë në shumicën e rasteve aq të lehta dhe
jospecifike sa që ju mund t’ju duket si një grip. Vetëm nëpërmjet
analizës, ju mund të siguroheni që jeni të imunizuar ndaj
Toksoplazmozës apo nëse jeni të infektuara. Përafërsisht gjysma e
popullatës kanë qenë të prekur nga Toksoplasmoza dhe janë imunë ndaj
saj. Megjithatë, sipas statistikave, ndodh afërsisht në 1% të grave
shtatëzëna, që të infektohen për herë të parë. Infektimi zakonisht
ndodh nëpërmjet mishit të papërpunuar ose të papjekur mirë, më
rrallë nëpërmjet ushqimeve të tjera, dhe vetëm në pak raste nga
kafshët(më shpesh nga macet). Nëpërmjet placentës Toksoplasmoza mund
të kalojë të bebi. Sa më vonë të sëmuret nëna e ardhshme, aq më
shumë e mundur është të ndodhë ky transmetim. Në fillimet e
shtatëzanisë placenta është pothuajse e pakalueshme nga parazitët.
Përveç kësaj, koha e inkubacionit është vërtet e gjatë. Nëse
infektimi ndodh në tremujorin e dytë të shtatëzanisë, dhe nuk
mjekohet, bebi rrezikon shumë të dëmtohet në tru dhe në sy.
Infektimi pas javës 32 të shtatëzanisë, praktikisht nuk jep dëmtime
të pariparueshme të fetusit.
Shumë shpesh kam frikë se me lëvizjet e mia të gabuara, mund të vras
bebin. A mund të ndodhë dicka e tillë?
Jo, madje dhe javët e fundit, kur për bebin tuaj vendi bëhet
gjithnjë e më i ngushtë, ai është gjithnjë I mbrojtur nga ujërat e
tij. Lëvizjet e menjëherëshme më shumë ju dëmtojnë ju vetë dhe
muskujt tuaj të tendosur, por jo bebin. Edhe nëse shtriqeni gjatë
shtatëzanisë është shumë mirë, sepse ju lirohen muskujt e tendosur,
që shpesh behen të bezdisshme. Gjithashtu edhe gjimnastika e
muskulaturës së pjesës së poshtme të trupit, është e këshillueshme.
Megjithatë lëvizjet duhet të jenë të ngadalta dhe të zbutura, ose
përndryshe efekti do të jetë negativ.
Përse gratë në javët e fundit para lindjes, nuk mund të flenë në
shpinë?
Në javët e fundit para lindjes, mitra është bërë shumë e rëndë dhe
shtyp enët e mëdha të gjakut që ndodhen në pjesët e mbrapme të
kurrizit, pra venën kava që kthen gjakun në zemër dhe aortën që
pompon gjak nga zemra. Aorta ka mure të trasha muskuloze dhe nuk
shtypet kollaj, ndërsa vena kava ka (si venat e tjera) mure të
holla. Nëse kjo shtypet, pakësohet gjaku që kthehet në zemër dhe
kështu gjaku që shkon në tru dhe në pjesët e tjera të trupit.
Tensioni arterial dhe furnizimi me oksigjen do të ulen, gjë që e bën
të dukshme me ndjenjën e marramendjes dhe me rrahje të paktë të
zemrës, ose sic i themi ndryshe “Sindromi I venës kava”. Sa më shumë
gjak të mbetet në periferi e me vështirësi të kthehet në zemër aq më
shumë gjak mbetet nëpër varicet (vena të zgjeruara), hemorroidet,
dhe aq më shumë ujë mbetet në periferi në formën e enjtjeve apo
edemave. E mbi të gjitha do të furnizohen keq me oksigjen mitra,
placenta e si rrjedhojë dhe bebi. Për këto arsye këshillohet të
flihet në anën e majtë javët e fundit të shtatëzanisë, majtas sepse
vena kava qëndron në anën e djathtë të shtyllës kurrizore.
DO TË MËSOSH MË SHUMË?
Ne blogun tone mund te gjeni artikuj qe i japin përgjigje shumë
pyetjeve qe mund te keni!