DIAGNOZA E SHTATZANISË

ERNALD ZEQJA
Përkufizime
  • Primipare: Nje grua e cila ka lindur qoftë edhe njëherë një fetus ose fetuse që jane të jetueshëm. Kështu që plotësimi i një shtatzanie përtej stadit të abortit përcakton paritetin tek gruaja.
  • Multipare: Një grua e cila ka plotësuar dy ose më shumë shtatzani të jetueshme. Është numri i shtatzanive që kanë arritur jetueshmerinë dhe jo numri i fetuseve të lindur që përcaktojnë paritetin.
  • Nulligravide: Një grua e cila nuk është shtatzane dhe nuk ka qenë kurrë shtatzanë.
  • Gravide: Një grua që është ose që ka qenë shtatzanë, pavarësisht nga përfundimi i shtatzanisë.
  • Nullipare: Një grua e cila nuk e ka cuar kurrë një shtatzani përtej abortit. Ajo mund ose jo të ketë qenë shtatzanë ose të ketë pasur një abort spontan ose elektiv.
  • Parturiente: Një grua në lindje.
  • Lehonë: Një grua që sapo ka lindur
Zgjatja normale e shtatzanise
Zgjatja mesatare e shtatzanise llogaritet qe nga dita e pare e menstruacioneve normale te fundit dhe eshte afersisht 280 dite ose 40 jave. Zakonisht matet si me poshte: dita e pare e menstruacioneve te fundit + 7 dite – 3 muaj (rregulli i Nàgle). Është bërë zakon ndarja e shtatzanise ne 3 tremujorë te njëjtë, afërsisht 3 muaj kalendarikë secili.
  1. Tremujori I-re: deri 14 jave
  2. Tremujori II-te: 14 – 28 jave
  3. Tremujori III-te: 29 – 42 jave
Ka disa probleme te medha obstetrikale qe permblidhen ne secilen prej ketyre periudhave. Psh: abortet spontane ndodhin kryesisht ne tremujorin e pare, nderkohe qe te gjitha rastet e crregullimeve hypertensive nga shtatzania behen klinikisht evidente ne tremujorin e trete. Njohja e sakte e moshes se fetusit eshte e domosdoshme per nje menaxhim te mire obstetrikal! Ekografia ka nje vlere shume te madhe per percaktimin e sakte te moshes fetale. Njohja e sakte moshes gestacionale mund te jete e nje rendesie shume te madhe, sepse nje sere komplikacionesh te shtatzanise qe mund te zhvillohen dhe qe kerkojne trajtim mund te varen nga mosha fetale. Psh: ne zhvillimin e preeklampsise ne moshen fetale 38 jave, lindja eshte shume me e dobishme per nenen dhe femijen; nderkohe qe zhvillimi i saj ne moshen 28 jave kerkon trajtim konservativ dhe shtyrje te lindjes.
ANAMNEZA
Informacioni i detajuar mbi te kaluaren familjare, gjinekologjike dhe obstetrikale te pacientes eshte i nje rendesie themelore sepse shume komplikacione te shtatzanive te meparshme tentojne te riperseriten ne ato te mepasme.
  • Mosha e nënës më e vogël se 17 vjec dhe më e madhe se 35 vjec.
  • Anamnezë familjare për keqformime gjenetike apo të trashëguara.
  • Keqformime uterine, masa ovariale apo operacione të mëparshme
  • Fibromioma
  • Shtesë në peshë gjatë shtatzanive të mëparshme mbi 13 kg
  • Gjatësia e nënës më pak se 145 cm
  • Duhani gjate shtatzanise (nderprerja e tij gjate shtazanise shoqerohet me reduktimin e riskut te perseritur te lindjes se parakohshme).
  • 2 ose më shumë aborte spontane të mëparshme
  • Lindje premature ose me peshë të vogël të mëparshme
  • Fëmijë të lindur me peshë të madhe
  • Fëmijë të lindur me peshë të madhe
  • Anamnezë për preelampsi apo eklampsi
  • Ekspozimi ndaj substancave teratogene
SIMPTOMAT E SHTATZANISE.
Ka një sere simptomash që shpesh e lajmerojnë gruan per nje shtatzani të hershme:
  • Nauzeja me ose pa te vjella
    1. Shtatzania karakterizohet zakonisht nga crregullime te sistemit tretes, te manifestuara kryesisht nga nauze dhe te vjella. Kjo e ashtuquajtur “semundje e mengjesit”, fillon zakonisht heret ne mengjes por kalon pas disa oresh, megjithese ne raste te tjera zgjat me shume ose mund te ndodhe edhe ne pjese te tjera te dites. Kjo simptome bezdisese fillon zakonisht 6 jave pas dites se pare te menstruacioneve te fundit dhe zaonisht zhduket 6-12 jave me vone.
  • Crregullimet e urinimit
    1. Gjate semestrit te pare, uterusi i zmadhuar duke ushtruar presion mbi fshikezen urinare, mund te shkaktoje urinim më frekuent. Ndersa shtatzania perparon, shpeshtesia e urinimit ulet, si pasoje e ngritjes se uterusit ne abdomen. Kjo simptome rishfaqet afer fundit te shtatzanise, nderkohe qe koka fetale zbret ne pelvis.
  • Lodhja
    1. Lodhja e shpejte eshte nje karakteristike kaq e shpeshte e shtatzanise se hershme, sa perben nje kriter diagnostik me vlere.
  • Perceptimi i lëvizjeve fetale
    1. Disa here midis 16-20 javeve (moshe menstruale), gruaja shtatzene behet e ndergjegjshme per levizje valevitese te lehta ne abdomen, te cilat gradualisht rriten ne intensitet. Keto ndjesi shkaktohen nga levizjet fetale. Kjo shenje eshte vetem mbeshtetese ne evidencen e shtatzanise, dhe ne vetvete ka nje vlere te vogel diagnostike. Ne disa raste ndjesi te tilla mund te prodhohen nga kontraksionet e muskujve abdominale ose peristaltika intestinale.
      SHENJAT E SHTATZANISË.
      Jane nje sere gjetjesh klinike qe shpesh paralajmerojne shtatzanine:
  • Mosardhja e periodave
    1. Mosardhja e periodave tek një grua e shendetshme në moshë riprodhuese, e cila ka patur mense të rregullta, sugjeron per shtatzani. Megjithëse mosardhja e periodave eshte nje tregues i hershëm dhe i rëndësishëm i shtatzanisë, konceptimi mund të ndodhë edhe pa cikel te mëparshem menstrual, sic ndodh psh. ne nje vajze para menarkes. Ne disa vende aziatike ku vajzat martohen shume heret, shpesh shtatzania fillon para menarkes. Gjithashtu ne grate ne laktacion, qe zakonisht kane amenorre gjate laktacionit si pasoje hipogonadizmit dhe anovulacionit te induktuar prej tij, ndonjehere ovulojne dhe konceptojne ne kete periudhe.
  • Hemorragjia
    1. Mund te ndodhë edhe pas konceptimit. 1 ose 2 episode hemorragjie, ndonjëherë të keqinterpretuara si menstruacion, nuk janë të pazakonta gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë. Megjithatë, hemorragjia vaginale në cdo periudhe te shtatzanise duhet te konsiderohet si anormale dhe bart nje mundesi te rritur per komplikacione serioze te shtatzanise.
  • Zmadhimi i abdomenit
    1. Ne 12 jave, uterusi zakonisht eshte i palpueshem nepermjet murit abdominal, tamam mbi simfizen pubike. Me pas uterusi rritet ne madhesi deri ne fund te shtatzanise. Cdo zmadhim i abdomenit tek grate, ne periudhen e tyre fertile, sugjeron per shtatzani. Ky zmadhim mund te jete me pak i shprehur tek nuliparet se tek multiparet, ne te cilat nje pjese e tonusit te murit abdominal ka humbur gjate shtatzanive te meparshme. Ne moshen 20-31 jave lartesia fundike eshte e barabarte me moshen gestacionale. Ekzaminimi duhet të bëhet me vezikën e zbrazur.
Ekzaminimet laboratorike dhe instrumentale gjatë shtatzanisë.
Diagnoza prenatale
  • Ekografia
    1. Është metoda më e përhapur e diagnozës prenatale, dhe një instrument i vyer në zbulimin e shumë anomalive fetale. Ultratingujt janë valë zëri me frekuencë të lartë, 3.5-5 MHz. Në tremujorin e parë:
      • Duhet të diferencohet nëse shtatzania është brenda apo jashtë mitre. Sakusi gestacional mund të dallohet me ekografi abdominale në javën e katërt ose të pestë të shtatzanisë.
      • Në 35 ditë sakusi gestacional (Yolk sakus) duhet të jetë i dukshëm ekografikisht, dhe pas 6 javësh, duhet te kapen RZF (rrahjet e zemres fetale). Kjo mund të përjashtojë një missed abort ose një barrë molare.
      • Numrin e embrioneve dhe moshën e saktë të shtatzanisë, matja e CRL-së midis javës së 8-13 të shtatzanisë vlerëson moshën gestacionale me ±5 ditë.
  • Beta-HCG
    1. Prezenca e gonadotropines korionike (hCG) ne plazmen amtare dhe ekskretimi I saj ne urine, perben bazen per testimet endokrine te shtatzanise. Prodhimi fillon shume heret ne shtatzani, ndoshta qe nga dita e implantimit. Me pas, nivelet e hCG ne plazmen amtare dhe ne urine rriten me shpejtesi. Me nje test sensitiv, ai mund te zbulohet ne plazmen ose urinen amtare edhe 8-9 dite pas ovulacionit. Nivelet rriten qe nga dita e implantimit per te arritur kulmin ne diten 60-70. Me pas, perqendrimi bie ngadale deri ne vleren me te ulet ne diten 100-130. Meqenese hCG eshte e pranishme ne plazmen dhe urinen e te gjitha grave me shtatzani ektopike ( jashtë mitre), matja e saj eshte bere e domosdoshme, si nje pjese e menaxhimit modern klinik te shtatzanive ektopike.
  • Amniocenteza
    1. Është marrja e lëngut amniotik me rrugë transabdominale duke përdorur një age të hollë nën drejtimin e ekografisë. Lëngu amniotik përmban qeliza fetale, të cilave mund tu kryhet kariotipi fetal. Amniocenteza kryhet në javën e 15-17 të shtatzanisë. • Marrja e vileve koriale (vilocenteza) Kryhet në javën e 9-12 të shtatzanisë. Mund të kryhet me rrugë transabdominale ose transcervikale. Avantazhi i kësaj metode është mundësia e një diagnoze prenatale më të hershme sesa amniocenteza.
  • Funikulocenteza
    1. Marrja e gjakut fetal direkt nga kordoni umbilikal. Kryhet nën ekzaminim ekografik.
KUJDESI PRENATAL
  • Intervalet e vizitave
    1. Cdo 4 javë deri në 28 javë;
      Cdo 2-3 javë deri 36 javë dhe më pas cdo javë
  • Gjatë çdo vizite:
    1. Vleresim i TA, peshes, albuminës dhe glukozes ne urine, madhesise uterine, RZF, levizjeve fetale, kontraksioneve, hemorragjisë dhe rupturës së membranave. ECHO perdoret vetem për indikacione specifike në etapa të vecanta të barrës 15-20 jave Niveli i AFP (alfa-FetoProteina), ose Tripple Test-i 24-28 jave Bëhet vleresimi i diabetit gestacional 28 jave Testimi per izoimunizimin tek gratë Rhezus negativ Grate me shtatzani te komplikuara kerkojne vizita me te shpeshta ne intervale 1-2 jave. Dëgjimi i RZF-ve me stetoskop apo fetoson bëhet i mundur rreth javës së 20-të të shtatzanisë. Ato janë një parametër i rëndësishëm i mirëqenies fetale. Norma është 120-160 rrahje në minutë.
    Medikamentet
      Me përjashtime të pakta, cdo preparat që ushtron një efekt sistemik tek nëna, kalon placenten për të arritur tek embrioni ose fetusi. Mjeku duhet të sigurohet për mundesinë e të qenit shtatzanë, përpara pershkrimit të ndonje medikamenti, pasi ky mund të jetë i dëmshëm për embrionin apo fetusin.

    DO TË MËSOSH MË SHUMË?

    Ne blogun tone mund te gjeni artikuj qe i japin përgjigje shumë pyetjeve qe mund te keni!

    Na Kontaktoni

    Rruga "Ymer Kurti",
    Pallati 2,Apartamenti 5
    Tiranë
    ORARI
    Stomatologji: 09:00 - 19:00
    Gjinekologji: 16:30 - 21:00
    0/500 characters